TIRANE- Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për rritjen dhe garantimin e sigurisë në Rrugë. Kështu, gjatë kontrolleve në fundjavë por jo vetëm, Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar kontrollet me Drager e Radar për parandalimin e aksidenteve rrugore. Ndërkohë vetëm brenda 48 orëve policia ka vendosur mbi 1000 gjoba shoferëve, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia njofton se si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 64 Leje Drejtimi dhe janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Në drejtim të shpejtësisë në akset interurbane dhe ato urbane kryesore, gjatë 48 orëve të fundit Policia Rrugore ka evidentuar dhe ndëshkuar:
27 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura, ku shpejtësia vijonte nga 146 km/h deri në 236 Km/h, ndërsa në qendrat e banuara shpjetësia varionte nga 89 km/h deri në 108 km/h.
Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe pa leje drejtimi, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë:
6 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur, ku masa e alkoolit varionte nga 0.67 mg/l deri ne 0.85mg/l.

Janë pezulluar 19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes, ku masa e alkoolit varionte nga 0.22 mg/l deri ne 0.47 mg/l.
Gjithashtu janë pezulluar dhe 18 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.
Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh që drejtonin automjetin të pa pajisur me Leje Drejtimi.
Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur:
81 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit
107 masa për parakalim të gabuar
115 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit
12 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit
45 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit
682 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë bllokuar dhe 15 mjete për mosshlyerje të masave administrative, nga 7 masa deri në 12 masa adminsitrative.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb