Jeta është treguar jo fort bujare me gjyshe Marian, 80-vjeçaren nga Lamia e Greqisë.

Ajo është kthyer në kryefjalën e mediave helene, sepse është dënuar me një gjobë 300 euro, pasi theu orën policore dhe qëndroi jashtë. Por e moshuara nuk ka asnjë person të familjes dhe prej vitesh endet rrugëve dhe fle ku ta zë nata.

Në një nga këto netë, një grua telefonoi policinë dhe raportoi se e moshuara ka thyer masat e vendosura.

Me të mbërritur në vendngjarje, policia aplikoi gjobën ndaj gjyshe Marias. Por opinioni publik reagoi dhe detyroi ministrin e Financave, Hristos Stajkuras, të anulonte vendimin.

“Jeta ka qenë e padrejtë me mua. Por gjej rastin t’i falenderojë të gjithë ata që ma kanë ndihmuar dhe më qëndruan pranë. Nuk dua para. Kam një vajzë, por ajo jeton larg dhe ka krijuar jetën e saj. Nuk kam asnjë pranë vetes, por bëj sa mundem”, tha 80-vjeçarja.

E moshuara ka qenë dëshmitare e vdekjeve të dy djemve të saj dhe të një nipi, të cilët humbën jetën në një aksident automobilistik. Vdekja e nipit ishte tepër e rëndë për të, e për këtë arsye helmoi veten me qëllim që t’i jepte fund asaj. Fatmirësisht asokohe ambulanca iu gjend menjëherë pranë dhe mundi që të shpëtonte.

“Kam shtëpi, por nuk mund të qëndroj atje. Kam fotografitë e të gjithë të vdekurve. Thjesht eci rrugëve, më pëlqen të shoh njerëz, pasi nuk ndihem e vetme”, ka përfunduar e moshuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb