Policia italiane ka planifikuar një shërbim të ri për qytetarët e shqetësuar rreth lajmeve të rreme (Fake News) në internet, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme më 4 mars.

Duke përdorur një formën online, qytetarët mund t’u kërkojnë ekspertëve të policisë të verifikojnë lajmet e rreme, deri në një vërtetim zyrtar duke i hequr ato nga faqet e internetit.
“Ky është një mjet absolutisht transparent dhe legjitim”, deklaroi ministri i Brendshëm, Marco Minniti.

“Ne nuk duam të krijojmë një program të ngjashëm me atë të “Big Brother”, duke përjashtuar mundësinë e të rrezikuarit të lirisë së fjalës”, deklaroi shefi i policisë italiane, Franco Gabrielli.

Megjithatë, Partia e Lirë dhe e Barabartë (LeU) ka qënë shumë skeptike ndaj këtij shërbimi të ri.

“Në cilin shtet demokratik i është dhënë fuqia policisë për të vendosur në mënyrë autonome se çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është,” deklaroi sot deputeti i BE-së, Giovanni Paglia.

Partia Demokratike në pushtet ka akuzuar shpeshherë partia populiste italiane “Lëvizja Pesë Yjet” (L5Y) dhe partinë e së djathtës ekstreme për përhapjen e lajmeve të rreme në mediat sociale për të diskredituar qeverinë.

Gjithashtu, sipas disa raportimeve, Rusia ka përhapur lajme të rreme për të ndihmuar L5SYdhe Liga e Veriut, shkruan ata. Të dy partitë e opozitës i kanë mohuar akuzat për ndonjë lidhje të paligjshme me Moskën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: