Policia kundër terrorizmit në pjesën veriore të Italisë konfiskoi një raketë ajër-ajër dhe armë të tjera gjatë bastisjeve të grupeve të ekstremit të djathtë. Tre persona u arrestuan – dy nga ta pranë aeroportit të qytetit Forli.

Gjatë bastisjeve në disa qytete u konfiskua edhe propagandë neo-naziste. Mediat italiane thanë se bastisjet janë pjesë e hetimeve të ndihmës që dyshohet se u jep e djathta ekstreme separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Operacioni u udhëhoq nga forca speciale policore e Torinos, e quajtur Digos, dhe u ndihmua nga policia në Milano, Varese, Forli dhe Novara. Mediat italiane i identifikuan të arrestuarit si: Fabio Del Bergiolo, 50 vjeç, ish-doganier italian dhe aktivist i partisë së djathtë Forza Nuova; Alessandro Monti, 42 vjeç, shtetas zviceran; dhe Fabio Bernardi, 51 vjeç, gjithashtu italian.

Më 3 korrik, një gjykatë në Gjenova dënoi me burgim tre vetë, pasi u gjetën fajtorë për luftë përkrah separatistëve pro-rusë në Ukrainë.

(Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb