MILANO

E gjithë droga e gjetur në një shtëpi-laborator në rrugën “Rucellai”, midis “Greco” dhe rrugës “Monza”, do të sillte mbi 3 milionë euro fitime. Policia në Milano ka sekuestruar 19 kilogramë kokainë, 20 kilogramë heroinë, 160 kilogramë lëndë përzierëse, 5500 euro dhe materialin për paketimin e drogës.

Në pranga kanë rënë dy shqiptarë, një 45-vjeçar me inicialet B.L., me precedent penalë për shfrytëzim prostitucioni dhe një 27-vjeçar me inicialet J. S.

Hetimi nisi pas një informacioni të rrjedhur dhe filloi ndjekja para bareve në zonën e Loretos dhe Viale Monza.

Deri sa një javë më parë, policët vunë re 45-vjeçarin që merrte me makinë një djalë (27-vjeçarin) dhe i jepte një çantë të kuqe. I riu, u kap menjëherë me një kilogram heroinë në çantë.

Kështu agjentët ndaluan edhe 45-vjeçarin në një makinë në rrugën Bertelli, duke gjetur 2 mijë euro në çantën e tij të shpinës. Më pas ata i kontrolluan shtëpinë, e përdorur vetëm për të përgatitur dozat (ai jetonte në një banesë tjetër, në zonë, me gruan dhe fëmijët e vegjël), duke gjetur 40 kilogramë drogë, një presë metalike, tre furra, dy përzierës, maska kundragaz. Ky aktivitet i siguronte 45-vjeçarit një “pagë” prej 5 mijë eurosh në muaj. Kush paguante? Tani gjuetia po bëhet për shefat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb