Prokurorët italianë kanë interceptuar dhe nxjerrë jashtë përdorimit llogari të aplikacionit të rrjetit Telegram, përmes të cilit kriminelët ofronin certifikata digjitale vaksinimi false për Covid-19 në të gjithë territorin e BE-së.

“Interceptuam 10 kanale dhe llogari, të paarritshme përmes shfletimit normal”, njoftoi policia financiare “Guardia di Finanza” në Romë.

Në faqet e tyre, kriminelët kanë ofruar falsifikime për certifikatën digjitale në këmbim të pagesës në kriptomonedha.

Certifikata dëshmon për mbrojtjen e plotë të vaksinimit kundër Covid-19 dhe është e rëndësishme për udhëtimet brenda BE.

Sipas “Guardia di Finanza”, çmimi ishte i barabartë me midis 110 dhe 130 euro (131-154 dollarë). Mijëra përdorues janë të regjistruar në Telegram.
Në të ofroheshin edhe vaksina të pretenduara kundër Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb