GREQI- Policia greke ka ndjekur një automjet dhe ka arritur ta ndalojë në Prevezë.

Tre persona, një shqiptar dhe dy grekë, që udhëtonin në mjet nuk i janë bindur policisë dhe pasi janë ndaluar, kanë dalë duke hedhur në tokë disa pako.

Në pranga ranë një shqiptar 43-vjec dhe dy grekë 39 dhe 53-vjeç. Sakaq, policia ka sekuestruar 3 pakot që përmbanin 1 kg e 511 gram heroinë. U sekuestruan dhe 800 euro dhe 7000 lekë shqiptare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb