IZRAEL-Policia izraelite ndaloi eskortën e kryeministrit palestinez, Rami Hamdallah, në një rrugë të Bregut Perëndimor që lidh qytetet Ramallah dhe Nablus, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, deklaroi një burim nga zyra e kryeministrit palestinez.

“Policia izraelite ndaloi autokolonën e automjeteve që shoqëronin kryeministrin pranë vendbanimit izraelit Shilo”, pohoi një burim anonim.

Pas kontrollimit të personave që gjendeshin në automjete, punonjësit e policisë izraelitë kanë lejuar eskortën që shoqëronte kryeministrin palestinez që të kalojë, me kushtin që shoferët do të raportonin në polici në një kohë tjetër.

Policia izraelite pretendon se ndalimi është bërë për shkak të tejkalimit të kufirit të shpejtësisë në këtë zonë.

Kjo është hera e tretë që policia izraelite ndalon autokolonën që shoqëron kryeministrin palestinez, Hamdallah, që kur ai mori detyrën në qershor të këtij viti.

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: