Policia izraelite ndërhyri ndaj palestinezëve që donin të mblidheshin në Portën e Damaskut të Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor të okupuar për të protestuar kundër hebrenjve të ekstremit të djathtë që fyen Profetin Muhamed.

Të rinjtë palestinezë dëshironin të mblidheshin në të njëjtin vend ku u zhvillua edhe marshi provokues i “Flamurit” nga hebrenjtë e ekstremit të djathtë, gjatë së cilës u fye Profeti Muhamed.

Policia izraelite sulmoi të rinjtë që po përpiqeshin të mblidheshin në Portën e Damaskut me plumba gome dhe granata zhurmuese, si dhe me spërkatje të ujit të ndotur nga automjetet ndërhyrëse.

Policia po ashtu arrestoi disa të rinj palestinezë.

Hebrejtë e ekstremit të djathtë organizuan një “Marsh Flamuri” në Portën e Damaskut nën mbrojtjen e policisë izraelite më 15 Qershor dhe fyen Profetin Muhamed gjatë marshimit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb