Dhjetë palestinezë u plagosën në përleshje me policinë izraelite në Kudsin Lindor të okupuar gjatë një demonstratë solidariteti me banorët e lagjes Sheikh Jarrah, sipas Gjysëmhënës së Kuqe.

Tre nga palestinezët e plagosur u shtruan në spital, njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës.

Dëshmitarët okularë në rajon thanë se forcat izraelite hodhën ujë të ndyrë në shtëpitë e palestinezëve në lagje, ndërsa kolonët e paligjshëm sulmuan banorët.

Dëshmitarët okularë gjithashtu thanë se policia izraelite arrestoi disa nga palestinezët e përfshirë në demonstratën e solidaritetit.

Gjykata Qendrore e Izraelit në Kudsin Lindor miratoi një vendim për të dëbuar shtatë familje palestineze nga shtëpitë e tyre në favor të kolonëve izraelitë që nga fillimi i këtij viti.

Që nga viti 1956, gjithsej 37 familje palestineze kanë jetuar në 27 shtëpi në këtë lagje. Megjithatë, kolonët e paligjshëm hebrenj janë përpjekur t’i dëbojnë ata në bazë të një ligji të miratuar nga parlamenti izraelit në vitin 1970.

Qindra mijëra palestinezë u detyruan të largoheshin nga fshatrat dhe qytetet e tyre në Palestinën historike në vendet fqinje duke përfshirë Jordaninë, Libanin dhe Sirinë në vitin 1948.

Banorët e pjesës tjetër të palestinezëve e gjetën veten të zhvendosur në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor pas sulmeve në rritje nga bandat sioniste për të hapur rrugën për krijimin e shtetit të Izraelit.

Palestinezët përdorin termin “Nakba” në arabisht, ose “Katastrofa”, për t’iu referuar dëbimeve të vitit 1948 nga bandat sioniste.

Konflikti palestinezo-izraelit daton që nga viti 1917 kur qeveria britanike, në Deklaratën e famshme të Balfour-it, kërkonte “që në Palestinë të krijohet një shtëpi kombëtare për popullin hebre”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb