Drejtori i policisë së Tiranës Ardi Veliu ka dhënë versionin zyrtar të policisë lidhur me plagosjen e 4-fishtë në Laprakë mbrëmjen e sotme. Dy persona janë shpallur në kërkim për ngjarjen në Laprakë.

Drejtori i policisë zbuloi se mes palëve ka pasur një konflikt një ditë më parë dhe të plagosurit e autorët janë takuar sot. Takim që sipas burimeve policore ka ndodhur për të sqaruar konfliktin e djeshëm, rezultoi me plagosjen e katër personave.

Veliu u tregua diskret kur u pyet lidhur me shkaqet e konfliktit dhe emrat e autorëve në kërkim. Një nga autorët e shpallur në kërkim është pronari i lokalit ku lindi sherri këtë të premte, Arben Seferi. Dyshohet se ai ka shkrepur këmbëzën duke plagosur katër të rinjtë, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës, sipas burimeve spitalore, jashtë rrezikuar të për jetën.

Alarmi për të shtënat te Policia është dhënë rreth orës 18:40 dhe në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Sipas Policisë së Tiranës, nga verifikimi paraprak, ka rezultuar se:

Ngjarja

Më datë 29.09.2017,rreth orës 18:40, kemi marrë njoftim se në rrugën “Gjergj Legisi”, janë plagos me armë zjarri disa persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç.

Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jshtë rrezikut për jetën.

Janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb