VLORA

Policia e Vlorës ka dhënë versionin zyrtar për plagosjen pasditen e sotme në Vlorë. Sipas Policisë, afër Gjykatës së Apelit në Vlorë ka ndodhur një konflikt, nga i cili ka mbetur i plagosur 46-vjeçari K.M, me send të fortë në kokë.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa Policia ka shoqëruar disa persona.

Fillimisht në Vlorë u raportua për një plagosje me armë zjarri, teksa më pas doli që i plagosuri mund të jetë goditur me mjet të mprehtë, por në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë. Policia nuk e saktëson me çfarë u godit i plagosuri duke thënë me send të fortë në kokë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë,  si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në  kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

 

Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb