TIRANË

Policia Rrugore ka pezulluar 17 patenta në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë duke ndëshkuar kështu drejtuesit e makinave që udhëtonin me shpejtësi tej normave apo konsumuan shkelje të tjera të kodit rrugor.

Ka edhe nga ata shoferë që duke përfituar nga nata, shkelin gazin duke udhëtuar me 170 km në orë. Policia bën apel për drejtuesit të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

“Monitorim i rrugëve me Radar e Drager në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë.
Sauk-Teg dhe Durrës-Tiranë ??✈?????
Për 5 orë monitorim me Radar, u pezulluan 17 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionte nga 138 deri në 170 km/h.
Kontrollet po vijojnë në këto momente edhe me alkool/testues drager për të ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkooli apo në gjendje të dehur duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Mos shpejto të arrish aksidentin, shpejtësia ✈ vret jetën?.
Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mirë ju pret polici në rrugë??✍? #zbatorregullatudhetoisigurt”, shkruan Policia e Shtetit.

Policia Fb
Policia Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb