TIRANË

Policia Rrugore e Tiranës ka rritur prezencën në rrugë dhe ka intensifikuar kontrollet me radarë e dragera me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Përgjatë ditë së djeshme dhe deri në orët e vona të mbrëmjes, Policia Rrugore e Tiranës ka monitoruar me radar qarkullimin rrugor në aksin Sauk – Teg – Krrabë e anasjelltas dhe Tiranë – Vorë – Tiranë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar me kontrolle të befasishme dhe me afat të shkurtër kohor në shumë pika të kryeqytetit me qëllim evidentimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve vetëm gjatë orëve të mbrëmjes së sotme deri në orën 23:20, janë evidentuar nga monitorimi me radar 13 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri 178 km/h, rrezik potencial për përfshirje në aksident rrugor, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 1 deri në 12 muaj.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj, 26 drejtues mjetesh për shpejtësi nga 121 km/h deri në 127 km/h.
Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkooltestuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 11 drejtuesve të automjeteve, të cilët drejtonin mjetin ? nën efektin e alkoolit ?, në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.47 mg/l.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj 17 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.11 mg/l deri në 0.29 mg/l.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin? në gjendje të dehur??? dhe një që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb