Policia e Dibrës ka arrestuar katër persona, pasi janë konstatuar duke qarkulluar me automjet pa arsye të domosdoshme, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Sipas uniformave blu, dy prej të arrestuarve drejtonin automjetet në gjendje të dehur, ndërsa dy të tjerët pa u pajisur me leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Ndërkohë po gjatë kontrolleve shërbimet e policisë, në qytetin e Bulqizës, kanë evidentuar 2 lokale të cilët ushtronin aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Për secilin subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orarit të ndalimit të lëvizjes.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë kontrolleve, në qytetin e Peshkopisë janë konstatuar 4 shtetas duke qarkulluar me automjete në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme. Gjatë kontrollit ka rezultuar se dy prej tyre drejtonin automjetet në gjendje të dehur, ndërsa dy të tjerët pa u pajisur me leje drejtimi.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga shërbimet e seksionit të Policisë Rrugore në DVP Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
D. S., 20 vjeç dhe K. K., 38 vjeç, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur;
A. M., 18 vjeç dhe XH. K., 31 vjeç, pasi drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.
Po gjatë ditës së djeshme është arrestuar dhe një 39-vjeçar, për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, si dhe janë ndëshkuar me masë pezullimi i lejes së drejtimit, për qarkullim pas orarit të lejuar, 3 drejtues të tjerë mjetesh.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 20:30 deri në orën 06:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb