DIVJAKE- Policia e Divjakës të mbështetur edhe nga FNSH Fier kanë arrestuar dy persona, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme. Policia bën me dije se ka kryer kontrolle të befasishme në lokale e akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasit:
1.Dionis Gjini, 25 vjeç, banues në Divjakë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrim” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga Nenet 143 dhe 242 të Kodit Penal.

2.Eris Mëhilli, 28 vjeç, banues në Divjakë.

Ky shtetas u ndalua për llogari të DVP Lezhë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal.
Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb