Policia e Vlorës ka kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Gjatë aksionit, blutë e Vlorës, në bashkëpunim me FNSH-në, kanë shoqëruar dy persona, të cilët qarkullonin me armë zjarri në automjet dhe kanë tentuar t’i shmangen kontrollit të Policisë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e DVP Vlorë në bashkëpunim me FNSH-në, në zbatim te planit të masave me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe atyre që tentojnë të trafikojnë apo shperndajnë lendë narkotike, ngritën pika kontrolle në vende të ndryshme të Qytetit të Vlorës.

Si rezultat i kontrolleve, sherbimet e Policisë në  Lagjen “Partizani”, Vlorë në vendin e quajtur “Ura e martirëve”, kanë ndaluar një mjet tip “Audi”.

Një 21-vjeçar e një 26-vjeçar me iniciale E. G dhe J. A, të gjendur në mjetin e ndaluar sapo kanë parë punonjësit e Policisë kanë braktisur mjetin dhe kanë tentuar të largohen.

Njëri prej tyre gjatë largimit ka hedhur në tokë një armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë i kanë ndjekur dhe i kanë prangosur dy te rinjtë duke bërë më pas shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Vijon puna hetimore për të zbardhur autorësinë se cili nga të rinjtë posedonte armën e zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: