MORINE- Katër persona të shpallur në kërkim janë ndaluar ditën e sotme nga Policia Kufitare. Tre prej tyre janë ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës, ndërsa një në doganën e Kakavijës.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, gjatë kryerjes së procedurave dhe kontrollit në sistem, është konstatuar se shtetasi Fitim Sacipi, 29 vjeç, banues në Prishtine, rezultonte person në kërkim ndërkombëtar. Ky shtetas i cili udhëtonte me autoveturë nga Kosova për në Tiranë, është i dënuar me katër (4)vjet burg për “Trafikim të lëndëve narkotike” nga Gjykata e Vranjës – Serbi.

Të ndaluar në këtë pikë të kalimit kufitar janë edhe dy persona të shpallur në kërkim për llogari të Policisë së Kosovës:

“Po nga shërbimet e Stacionit Morinë gjatë regjistrimit në hyrje të shtetasve, është konstatuar se shtetasi Kosovar Agim B. 39 vjeç ,lindur dhe banues ne Gllogoc, rezultonte person në kërkim për llogari të Kosovës.

Si dhe: është konstatuar se shtetasi Kosovar Luan S. 54 vjeç, lindur dhe banues ne Ferizaj Kosovë ,i cili rezultoi person në kërkim për llogari të Kosovës.

Të dy shtetasit e mësipërm bazuar në marrëveshjen dy shtetërore ju dorëzuan shërbimeve homologe të Policisë së Kosovës (Vermicë) konform dokumentacionit përkatës”.

Ndërsa në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë në hyrje, është ndaluar shtetasi Arben Mara, vjeç 51, banues Kuçovë. Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim Nr. 869, datë 29.04.2015 1046, e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb