Dy peshkatarë kanë rrezikuar të mbyten ditën e djeshme në Durrës. Ministria e Punëve të Brendshme thekson se, mbasditen e djeshme është marrë njoftim nga Salla Operative e DRKM Durrës se në zonën e “Porto Romanos” 2 persona ishin në rrezik mbytje në det me një mjet lundrues pa motorr tip “Pedalon”.

Menjëherë me marrjen e këtij informacioni janë organizuar shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Durrës me mjet lundrues nga deti dhe shërbimi patrullë nga toka. Është bërë lokalizimi i zonës ku ndodheshin personat në zonën e Porto Romanos dhe iu dha ndihmë 2 personave.

Pasi janë nxjerrë nga deti, peshkatarët menjëherë janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për shkak të gjendjes shëndetësore të tyre. Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë shoqëruar në banesë.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb