PODGORICË

Policia e Malit të Zi ka zhvilluar sot një operacion të madh, duke arrestuar gjithsej 24 persona.

Të arrestuarit akuzohen për trafik droge, pasi u sekuestruan plot 2.5 tonë marijuanë. Veprimi u krye nga oficerët e Sektorit për Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Departamentin për Luftën kundër Kontrabandës së Drogës, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

  • foto galeri

Aksioni u përshëndet edhe nga ana e zëvendës kryeministri Dritan Abazoviç, që tha se “duket se shteti po funksionon”.

“Malit i Zi më në fund po bëhet armiku më i madh i krimit të organizuar! Unë e mirëpres aksionin e policisë dhe Departamentin për Luftimin e Kontrabandës së Drogave – SBPOK, ku disa persona u arrestuan për trafik droge. Ky është vetëm fillimi!”, shkroi ai në llogarinë personale në Twitter.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi drogë, makina dhe mjete të tjera, që janë përdorur për trafikun e lëndëve narkotike.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb