Policia kufitare malazeze ka sekuestruar sot 54 kg marijuanë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi. Lënda narkotike e paketuar në pako të vogla u kap në zonën e fshatit Traboin, zonë kufitare, në afërsi të pikës së Hanit të Hotit.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se droga u kap rastësisht gjatë patrullimit të forcave kufitare malazeze, dy thasë me mbishkrim sipër të hedhur në lumin Cijevna.

Për rastin në fjalë janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare policore për të vijuar hetimet e përbashkëta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: