Ilir Shaqiri prej vitesh jetonte me familjen e tij në shtetin fqinj, Itali, por eksperienca e tij në Big Brother Vip e lidhi balerinin më shumë me vendlindjen e tij, Shqipëri.

Iliri pasi triumfoi në BBV, ka qenë shumë aktiv dhe në qëndër të vëmendjes. Mesa duket, balerini ia del gjithmonë t’i mbajë ndjekësit kureshtarë me anë të veprimeve të tij. Këtë herë ai ka postuar në Instagramin e tij një selfie me disa policë.

Ndonëse të gjithë duken të buzëqeshur në foto, përshkrimi i Ilirit ka tërhequr vëmendje. “Kur vinë me të arrestuar dhe ia hedh me një foto”-shkruan fituesi i BBV krahas fotos.

122
122

Më herët ju kujtojmë që në një intervistë Ilir Shaqiri ka treguar një moment të “sikletshëm” me vajzën e tij. Ai rrëfeu herën e parë që Emily i tregoi se pëlqente një djalë. Balerini u shpreh se në ato momente ndodhej duke ngrënë dhe i ngeci ushqimi në fyt nga ky lajm.

Emily është vajza e vetme e Ilir Shaqirit dhe bashkëshortes së tij, aktores italiane, Emanuela Morini. Ndonëse në moshë të vogël, Emily ka ndjekur hapat e prindërve të saj si balerinë, aktore dhe këngëtare pasi ka publikuar disa këngë.

Panorama Plus 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: