Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet në rrugën interurbane Elbasan-Tuneli i Krrabës-Elbasan, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidentet rrugore.

Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 157 km/h deri në 162 km/h në kulmin e trafikut.

Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 34 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

“Drejtues mjetesh: Qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni✈️ se shpejtësia vret? jetë.
Shijoni fundjavën por mos fluturoni ??️në rrugë se në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korca në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik”, apelon policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb