Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një konferencë për mediat, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda në vend.

Rama tha se trendet e krimeve në vend janë brenda limitit të parashikuar dhe shtoi se rastet e veçanta nuk duhet të trajtohen si përgjithësuese.

Kryeministri theksoi se policia ndalon dhe nuk dënon, ndërsa shtoi se mediat të bëjnë detyrën dhe të demaskojnë gjyqtarët e korruptuar.

“Unë s’jam i shqetësuar, në aspektet e trendit të kriminalitetit dhe aksidentet. Sepse ato shikohen përtej një, dy apo më shumë ngjarjesh. Trendet janë brenda një limiti, që përcakton edhe shkallën se si kriminaliteti ulen apo ngrihen apo nëse uljet dhe ngritjet e tyre janë brenda kufijve të arsye. Natyrisht që ngjarjet e ndodhura janë tronditëse. Për turistët mos kini merak, atmosfera e një vendi ku me demek turistët nuk duhet të vijnë sepse rrezikojnë të vriten rrugëve është në ekran, jo në realitet.

Fakti tregon që turistët do të vijnë dhe do të vijnë e nuk ka asnjë ndryshim me vizitat apo pronotimet e tyre. Turistët vijnë nga vende ku ka probleme, situata të vështira dhe 1 ngjarje, 2 apo 4, tragjike, padiskutim, nuk diskutojnë nivelin e sigurisë në një vend. Duhet të kuptojmë mirë se si, është dinamika e çdo ngjarjeje, me çfarë lidhet dhe se natyrisht se çfarë do të bëjë secili.

Patjetër që ne nuk jemi në asnjë sekondë të kënaqur me punën tonë, me punën e strukturave tona, që nga puna ime dhe e cilitdoqoftë të atyre që duan që gjërat të ecin më mirë. Të kalojmë në ekzagjerime të kësaj natyre nuk zgjidhim asgjë. S’e di se si policia e shtetit mund të shmangë një aksident që është si rezultat i çmendurisë e një shoferi në rrugë. Nuk di se si policia mund të gjendet pas mesnate në një vend që bëjnë sherr dy fqinj. Policia e Shtetit nuk dënon, reagon, ndalon dhe çon para gjykatës persona që shkelin ligjin.

Në rast se, fjala vjen, mund të konsiderohet një arsye e një tragjedie fakti që personat e përfshirë në tragjedi kanë armë pa leje dhe patjetër që armëmbajtja pa leje te ne dënohet dhe më rëndë se sa shumë vende të tjera të Evropës, nuk është Policia e Shtetit që mund të çojë në burg, ata që çon përpara gjykatësve dhe këta s’i dënojnë as me minimumin që i jep ligji.

Ju duhet të bëni demaskimin e këtyre gjyqtarëve, sepse janë fakte skandaloze që ndodhin dhe gjykatat duam s’duam ne, na pëlqejnë apo jo ne, ata që janë ende në detyrë dhe abuzojnë, nuk kanë një instrument, qeveria që ti bëjë zap dhe shumë mirë që s’i ka, sepse kemi zgjedhur të jetojmë në një vend demokratik. Duhet të gjithë të bëjnë pjesën e tyre.

Pjesa jonë është e qartë, vazhdimi i reformimit dhe të fuqizimit të rikonstuksionimit të moshës, që kanë të bëjnë me integritetin, me performancën e secilit dhe nga ana tjetër fuqizimin e policisë me teknologji në mënyrë që shumëçka në aspektin e monitorimit të territorit të bëhej më mirë. Kjo është rruga jonë. Shkelja e ligjit është përgjegjësi personale dhe kush e shkel të ndalohet dhe të dënohet.

Në tërësi, po iu them përsëri, mjafton të shikoni trendet dhe shifrat e faktet na e bëjnë të qartë se cilat janë detyrat tona deh se çfarë duhet të bëjmë ne si qeveri”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb