Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë për 108-vjetorin e krimit të Policisë së Shtetit.

Çuçi thotë se Policia është një ndër institucionet më të konsoliduara dhe mban edhe një peshë kryesore.

Ai thekson se besimi që ka fituar Policia si një ndër institucionet më të besueshme në vend nuk është rastësi, por fryt i punës.

Çuçi i paraprin sfidave të 2021 ku thekson se do të jetë një vit jo i lehtë si për Policinë ashtu dhe për Ministrinë e Brendshme pasi është vit zgjedhor.

“Qeveria prej vitesh tashmë ka një objektiv të qartë, atë të integrimit në familjen e madhe europiane. ër ta bërë realitet këtë ëndërr të të gjithë shqiptarëve, duhet të kemi në radhë të parë institucione të konsoliduara, e ndër to, një peshë kryesore mban Policia e Shtetit. Nga takimet e zhvilluara mes përfaqësuesve të Qeverisë sonë dhe zyrtarëve të BE-së, ka rezultuar qartë barra e Ministrisë së Brendshme në ndjekjen e çështjeve që kanë të bëjnë me Kapitullin 24 të marrëveshjes për “sigurinë, drejtësinë dhe lirinë” etj.

Kjo do të jetë një sfidë e hapur për organizatën, por unë shpreh besimin se në përfundim edhe kjo sfidë do të kapërcehet me sukses. Ky besim është i natyrshëm dhe i prekshëm nga të gjithë. Ky besim nuk është një rastësi, por fryt i punës, përkushtimit, sakrificave të të gjithë trupës, e kombinuar kjo me një sërë reformash e investimesh të kryera vitet e fundit. Ndër aspektet pozitive të ndryshimeve në radhët e Policisë është përtëritja e radhëve të saj me elementë të rinj, të aftë, të përgatitur e të përkushtua

OFL bëri të mundur sekuestrimin e qindra pasurive dhe aseteve të vëna në rrugë kriminale, duke hequr nga duart e krimit miliona euro, e ky proces këtë vit është drejt finalizimit. Paralelisht me këto aksione, trupa e policisë ka një vëmendje konstante në luftën kundër krimit, drogës, trafiqeve e paligjshmërive të ndryshme. Këto janë ndër prioritetet e punës për të cilën merr kuptim vetë ekzistenca e strukturës së Policisë së Shtetit. Viti 2021 do të sjellë një ngarkesë jo të lehtë për Policinë e Shtetit e Ministrinë e Brendshme, pasi është vit zgjedhor.”- tha Çuçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb