ROTERDAM

Hetuesit holandezë gjetën dhe sekuestruan sot 600 kilogramë kokainë në dy apartamente në Roterdam, me vlerë afërsisht 18-24 milionë euro.

“Hetuesit kishin vënë re hyrje-dalje personash në mënyrë të përsëritur, duke mbajtur çanta të mëdha”, raportoi agjencia holandeze e lajmeve ANP.

Policia tha se janë arrestuar deri më tai 4 persona të dyshuar, të dyshuar të implikuar në trafik droge.

Kjo ishte një sasi thuajse rekord e kapur në Holandë, me një shifër marramendëse të drogës, nëse shitet në treg.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb