DURRËS

Ka nisur këtë paradite në Durrës aksioni kundër zënies së paligjshme të rërës në bregdetin e këtij qyteti.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se në terren janë dy grupe me policë bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, teksa kjo e fundit është iniciatore e këtij aksioni.

Deri më tani janë sekuestruar shezlongët dhe çadrat e tre subjekteve. Aksioni po zhvillohet nga Ura e Dajlanit tek Iliria,si dhe nga Përroi i Agait deri te Shkëmbi i Kavajës, sipas informacionit të marrë në tre sektorë.

Aksioni i policisë është në zhvillim e sipër për të gjitha ato subjekte që kanë zënë territor plazhi pa leje zyrtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb