TIRANE – Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është shtyrë sërish, por këtë herë vetëm me 24 orë. Përballja e shumëpritur do të luhet të premten e 13 marsit në orën 19:00.
Këtë herë shkak për spostimin u bë Policia e Tiranës, e cila nuk garantonte dot sigurinë e nevojshme për këtë ndeshje, duke qenë se gjatë ditës së enjte në Tiranë do të zhvillohet një protestë nga ana e opozitës dhe forcat e rendit do të jenë të përqëndruara në mbarëvajtjen e saj.
Nga burime jo zyrtare, thuhet se edhe ndeshjet e javës së 27-të gjithashtu rrezikojnë të shtyhen për një ditë tjetër. “Panoramasport” bën të ditur se zyrtarët e FSHF-së kanë konfirmuar zyrtarisht se derbi do të luhet 24 orë më vonë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: