TIRANË- Akuza kryesore kundër Tom Doshit, ajo e kërcënimit të Durim Bamit për ta detyruar që të pohojë se ishte paguar për ta vrarë, ka rënë. Kështu Prokuroria ka dështuar në akuzën e parë ngritur ndaj deputetit Tom Doshi.

Ai u arrestua pasi ndaj tij ishin ngritur tre akuza, ku një prej tyre ishte për kanosje me armë.

Por prokurorët dhe policia nuk kanë mundur të gjejnë, ashtu siç shpresonin, asnjë gjurmë të videos së dytë të pretenduar ku shfaqej Bami me pistoletë në kokë. Në kontrollet e ushtruara në kompjuterin dhe USB-në e Doshit nuk është gjetur asnjë gjurmë. Madje as arma me të cilën Bami pretendonte se ishte kërcënuar, nuk është gjetur.

Nga tre akuzat e ngritura fillimisht, prokuroria ka dështuar në të parën, megjithatë ndaj Doshit janë ngritur edhe 2 akuza të tjera.

Si Doshi edhe Bami akuzohen për kallëzim të rremë. Bami është aktualisht nën masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa Doshi arrest shtëpie. 36-vjeçari nga Fushë-Kruja, që e ka ndryshuar disa herë dëshminë e tij që nga zanafilla e kësaj ngjarjeje, kishte deklaruar para prokurorëve se ai e kishte bërë rrëfimin në video nën kërcënimin e Doshit.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: