Vdekja si pasojë e dhunës e 22-vjeçares nga Kenia Joy Aoko dhe hetimet e policisë shqiptare, kanë qenë tema e diskutimit në studion e “Open” këtë të hënë, në News24.

Gazetari Sokol Bregu, tha se policia thuajse nuk heton rastet e dhunës së vajzave dhe grave. Sipas tij edhe në rastin e 22-vjeçares nga Kenia, kjo ka ndodhur jo për faktin se ajo nuk ishte shqiptare, por se polici heton vetëm rastet e rënda, apo ato në të cilat përdoren armë.

“Hetimi deri tani ka qenë për dhunë, në momentin që vajza humbi jetën, shkon në akuzë ‘dhunë me pasojë vdekjen’. Nuk kemi të bëjmë me krim për arsye raciale. Kjo histori do ndodhte dhe nëse do kishte qenë studente nja rreth i Shqipërisë, edhe të vonesave që kanë ndodhur në hetim. Ka një qasje në polici, kur dhunohen femrat, kjo është qasja. Në polici, kur ka vetëm dhunë? Kur nuk ka situatë të rëndë? As nuk hetohen fare pothuajse. Tjetri i qëllon për qejf në rrugë vajzat, dhe nuk ka ndonjë hetim. Ne hetojmë kur përdoren armët. Është një qasje që vjen prej kohësh, sa i përket dhunës. Nuk ka lidhje me ardhjen e saj nga Kenia, por me faktin që familja e saj nuk banonte këtu për të bërë një denoncim, apo për të kërkuar llogari. Është për të ardhur keq në vitin që jemi që nuk ka një qasje të tillë”, tha ai.

Nga ana tjetër tha se për këtë çështje mund të ketë pasur deformime rrugës, duke thënë se mund të ketë ndikuar edhe fakti për të mos dëmtuar biznesin, një kazino, në të cilin vajza punonte.

“Për ta hedhur, aty duket qartë që nuk ka tentativë për vetëvrasje, mund të jetë tentativë për vrasje. Kështu duhet të niste hetimi. Deformimet rrugës kanë ardhur për shumë arsye, dhe për të mos dëmtuar emrin e biznesit në të cilin ku punonte vajza. Por nëse s’kemi provë për ta vërtetuar këtë, mbetemi të paaftësia e policisë”, shprehet ai.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: