TIRANE- Në zbatim të masave të Planit Operacional “Për kontrollin e territorit në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale”, Struktuarat e Policisë së Shtetit, konkretisht Forcat e Lëvizshme Operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së Qarkut Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Shkodër e Lezhë kanë zhvilluar një sërë kontrollesh në akset rrugore, në lokalet e natës dhe në banesa.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar gjithsej në flagrancë dhe ndaluar 12 autorë, nga te cilët 5 për armëmbajtje pa leje (armë zjarri), 2 për armë të ftohta(thikë) dhe 3 për shkelje rrugore, si dhe janë ndaluar 2 persona në kërkim për trafik të lëndëve narkotike dhe konkretisht :

U kapën 2 presona të shpallur në kërkim, për trafik të lëndëve narkotike, një në Tiranë dhe një në Elbasan.

Në 3 raste janë kapur armë e municione pa leje, konkretisht në qytetin e Shkodrës një pistoletë me 1 autor të arrestuar, si dhe ne Elbasan në dy raste, një me 3 autor të arrestuar në flagrancë ku janë kapur me 800 fishek 10 kapsolla detonatore dhe 1.7 kg ZHIVE, dhe një rast me 83 kapsolla detonatore me filita të gatshëm për të kryer plasje ku është arrestuar në flagrancë 1 autor.

Janë arrestuar 2 shtetas për mbajtje pa lejë të armëve të ftohta (thikë), si dhe 3 të rinj për drejtim të automjetit pa leje drejtimi.

Janë kontrolluar gjithësej 235 ambiente kryesisht bare, lokale nate dhe te lojërave te fatit.

Janë kontrolluar 1345 automjete dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 10 automjete. Si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi automjetesh per shkelje rrugore si dhe janë marrë dhe masa administrative me gjobë.

Gjithashtu janë kontrolluar 938 persona për kontrollin e identitetit dhe janë shoqëruar ne mjetet e Kom. Policisë 45 shtetas për mungese te dokumentit te identifikimit.

Në këtë operacion përveç forcave të policive vendore kanë marrë pjesë dhe 31 grupe të Reparteve te FNSH-së dhe Delta Forcë. Ky operacion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim edhe në qarqet e tjera.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: