Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se është habi se pasi policia tha se ka shkatërruar një celulë terroriste, nuk ka asnjë të arrestuar apo ndaluar.

Strazimiri më tej u shpreh se habi është fakti se përse ky aksion i madh policor u deklarua pas një viti. Më tej, Strazimiri bën pyetjen se mos operacioni i madh policor u bë publik pikërisht tani, ndërsa ngre aludime se Veliu mund të ketë marrë urdhër nga Rama, që e quan “Ai”.

  • foto galeri

Postimi i Ardi Veliut:

Që ke parandaluar një akt terrorist për të cilin thua që s’ke prova dhe që terroristët e kapur nuk i arrestove dot sepse të rrëshkiti prova megjithëse i kishe nën vëzhgim të rreptë… këtë e morëm vesh?!

Po, ç’ne që t’u kujtua tani pas 1 viti e gjysëm kjo mesele, këtë s’na e the… ?

Apo sot s’kishte ç’të sajonte tjetër “Ai”??

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb