Policia gjermane ka paralajmëruar një sulm terrorist, duke vepruar mbi një informacion dhe vendosi të mbyllë qendrën tregtare në Essen, njoftoi DPA.

Një zëdhënës i policisë tha se autoritetet kishin “dëshmi konkrete” që është duke u përgatitur një sulm terrorist në qendër, përcjell albinfo.ch.

Paralajmërimi u dha para hapjes së qendrës, por policia e mbylli duke i evakuuar të punësuarit për të kryer një inspektim të plotë.

Qendra tregtare është një nga më të mëdhatë në Gjermani, me mbi dyqind ndërtesa tregtare dhe mbi 60.000 vizitorë. Ditën e shtunë mbeti e mbyllur gjatë gjithë ditës, madje janë mbyllur dhe parkingjet dhe stacioni i ngjitur i metrosë.

Sipas radios “Rundfunk Westdeutscher”, për sulmin terrorist është përdorur një mjet shpërthyes që ishte vendosur nga anëtarët e “Shtetit Islamik, ISIS”, raporton TASS.

Në lidhje me incidentin, dy njerëz në qytetin e afërt të Oberhausen janë marrë në pyetje, policia thotë se ata mund të jenë autorët e mundshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb