TIRANE- 59 leje drejtimi janë pezulluar gjatë fundjavës për shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara.

Në vijim të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore edhe gjatë kësaj fundjave, Policia Rrugore Tiranë ka vijuar punën në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit Tiranë duke përdorur Dragerat dhe Radarin.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe u vendosën 21 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: