TIRANË-Policia Rrugore në të gjithë vendin po vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin për “Marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve si dhe për rritjen e sigurisë rrugore”. Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë qenë të angazhuara në zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave si dhe në mbarëvajtjen e trafikut në të gjitha akset rrugore kombëtare, pasi ngarkesa në këto akse ka qenë e madhe.

Të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore kanë qenë të shtrira në të gjitha akset respektive për të bërë të mundur pasjen e një trafiku normal dhe pa bllokime të gjata. Përveç angazhimit në trafik, shërbimet e Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore në jetën dhe shëndetin e shtetasve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur gjithsej 1.804 masa administrative. Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga këta 11 të pa pajisur me leje drejtimi dhe 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur. Janë pezulluar gjithsej 62 leje drejtimi, nga këto: 10 për pije alkoolike, 33 për shpejtësi dhe 19 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme. Janë vendosur 524 masa administrative për mos vendosje rripi sigurimi, 83 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 98 masa për përdorim celulari, ndersa masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.

Gjithashtu, janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mos vendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor. Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdorueseve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor, si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: