TIRANË- Policia Rrugore njofton se ka shtuar kontrollet kundër shkeljeve në transport dhe në fushën e legjislacionit rrugor. Mësohet se këtë javë janë organizuar pika kontrolli në të gjitha linjat urbane.

Kontrollet janë ushtruar edhe në transportin e nxënësve të shkollave në afërsi të objekteve mësimdhënëse dhe në stacione.

Gjithashtu ka pasur kontrolle për lejet e drejtimit dhe numrin e pasagjerëve si dhe për fëmijët që qëndrojnë në vendet e para të mjetit.

Policia Rrugore bën të ditur gjithashtu se kontrollet kanë qenë edhe për përdorim të alkoolit nga drejtuesit e mjetit, mbi pajisjen me sinjalistikë dhe logot e nevojshme. Intensifikim të kontrolleve ka pasur sidomos për disiplinimin e trafikut në mëngjes dhe mesditë. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: