TIRANË

Policia Rrugore ka vazhduar kontrollet edhe gjatë natës së kaluar për drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit dhe lëvizin me shpejtësi tej normave.

Kështu gjatë natës së kaluar janë tërhequr 14 patenta për shpejtësi nga 148-171 km/orë. Policia bën apel për kujdes dhe kujton se kanë ndodhur ndryshime në kodin rrugor.

MESAZHI
Shpejtësia në rrugë dhe alkooli në timon, destinacioni ?????.
171 km/h nuk qarkullon në rrugë? por je duke fluturuar✈ për të arritur aksidentin?dhe jo për të shijuar fundjavën.

Si çdo fundjavë vijojnë kontrollet parandaluese me Radar në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të siguruar rrugët e përdoruesit e saj përgjatë udhëtimit.

Megjithëse kontrollet janë shumëfishuar, sensibilizmi është rritur në maksimum, përsëri shumë drejtues mjetesh në fundjavë abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon.

250 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shumë, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën në rrugë.

14 Leje Drejtimi të tërhequra dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjellë për në Organin Administrativ shtetëror për gjykim, për shpejtësi nga 148 km/h deri në 171 km/h, çka tregon papërgjegjshmëri ndaj jetës.

11 masa administrative shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h dhe 8 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë duke kërkuar parakalim

KUJDES! Viti 2020, Viti i Sigurisë Rrugore.
Mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim?, respekto normat e sjelljes në rrugë, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, vendos rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, mos përdor në asnjë mënyrë celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndalo makinën në xhep rruge dhe fol në telefon, mos rreziko veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, mos mbaj fëmijët në vend të parë dhe pa sexholinë, ndiq udhëzimet dhe këshillat e???♀, për sigurinë tuaj dhe të tjerëve.

Ndryshimet po ndodhin në Kodin Rrugor, me qëllimin e vetëm, për të rritur parametrat e sigurisë së jetës në rrugë. Kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugore.

? dhe ✍në adresë të Komisariatit digjital, në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmeri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.

# BashkeBejmeMeShume?
# SiguriaRrugorePrioritet??♀
# VleresoJetenMeShume?

Policia E Shtetit
Policia E Shtetit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb