TIRANA

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet parandaluese në Tiranë për aksidentet rrugore. Në 72 orët e fundit janë arrestuar 7 shoferë, 5 prej të cilëve pasi ishin të dehur dhe 2 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Nga ana tjetër janë proceduar edhe qindra drejtues mjetesh për një sërë shkeljesh rrugore.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe kontrolleve në akset rrugore të evidentuara me risk të lartë për shkak të ngjarjeve me pasoja të rënda, efektivët e Policisë Rrugore Tiranë kanë shtuar kontrollet parandaluese dhe patrullimet me mjete të pauniformuara në rrugët dhe zonat më me rrezik në kryeqytet.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, përgjatë 72 orëve të fundit:

 

  • Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, 5 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

 

  • Janë pezulluar 150 leje drejtimi, 35 prej tyre për shpejtësi mbi normat e lejuara, 72 për shkelje të orës policore, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 16 për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor;

 

  • Janë proceduar administrativisht 38 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara;

 

  • Janë proceduar administrativisht 235 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;

 

  • Janë proceduar administrativisht 163 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar;

 

  • Janë proceduar administrativisht 126 drejtues mjetesh, për mospërdorim të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të mjeteve.

#StopAlkoolitNeDrejtim?

#JoSjelljeAgresiveNeRruge

#PoliciaApelonPerKujdes?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb