Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin me radar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në orët e vona të mbrëmjes, në dy kahet e lëvizjes janë konstatuar mjete që ecnin me një shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 130 km/h deri në 159 km/h. Policia Rrugore ka pezulluar 9 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar. Policia beri me dije se janë vendosur 26 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, dhe ka ndëshkuar me 40.000 lekë të rinj 3 persona.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Vijon monitorimi me radar ?? i qarkullimit të automjeteve në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet e pandërprera 24/7 me ? në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 130 km/h deri në 159 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.

Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 9 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 26 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Një prej drejtuesve të mjeteve të konstatuar me shpejtësi 144 km/h ishte i shpallur alert nga DVP Durrës pasi ishte larguar nga vendi i aksidentit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, dhe nga Korça deri në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë???, alkooltestues?, dronë, kamera? e aparatë fotografik.

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️

#MosPërdor?GjatëDrejtimitTë?

#ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb