Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin me radar në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

në rrugën interurbane Tiranë-Tuneli i Kërrabës-Tiranë, në Ibë, janë ndëshkuar 12 drejtues mjetesh pasi qarkullonin me shpejtësi nga 131 km/h deri në 169 km/h. Atyre iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 6 muaj, u ndëshkuan me gjobë nga 7.000 deri në 15.000 lekë të rinj, si dhe u zbritën 3 pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu janë evidentuar dhe 27 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, që varionte nga 115km/h deri në 126 km/h. Këta u ndëshkuan me masë administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj secili.

Njoftimi i Policisë

Ibë, Tiranë

Vijon monitorimi me radar  ? ?  në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë, për evidentimin dhe ndëshkimin✍️ e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?.

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë monitorimit ka  evidentuar përsëri shumë drejtues mjetesh që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore.

Prej orës 19:00 deri në orën 23:00 në rrugën interurbane Tiranë – Tuneli i Kërrabës – Tiranë, aktualisht në Ibë, janë evidentuar ndëshkuar 12 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 131 km/h deri në 169 km/h, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 1 deri në 6 muaj dhe me masë administrative nga 7.000 deri në 15.000 lekë të rinj  si dhe zbritje 3  pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu janë evidentuar  dhe 27 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, që varionte nga 115 km/h deri në 126 km/h, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj secili.

Mos fluturoni ? në rrugë ?️, së në rastin më të mirë do arrini radarin ?dhe policin rrugor?‍♂️ dhe në rastin më të keq aksidentin!?

#❌Shpejtësisë???️ ❌Alkoolit?Në?

#Radari ?Drageri?DhePolici??‍♂️?TëShpëtojnëJetën

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb