Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, paralajmëron qytetarët se policia nuk do të tolerojë askënd, që shkel rregullat e marra kundër koronavirusit.

Ministri Lleshaj thekson se edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë varun fatal të infektimit nga koronavirusi, ndaj dhe i vetmi vend për shqiptarë duhet të jetë shtëpia.

“Edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal të infektimit. Pikërisht për këtë, Policia nuk do të tolerojë ASKËND dhe për ASNJË arsye.

I vetmi vend për shqiptarët deri të hënën në orën 05:00 është ose në shtëpi, ose në shërbim ????‍♂️”, shkruan Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb