VLORE– Policia Kufitare ka sekuestruar gomonen me gjatësi 9.3 m e gjatë dhe 2.6 metër e gjerë, pa motorë në Sazan, ndërsa ka sekuestruar gjithashtu 1 ton e 207 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një pjesë e të cilës u gjet në gomone dhe një pjesë e hedhur në det. Mjeti i lundrimit, pa njerëz në bord është gjetur dje rreth orës 11:45 dhe është mbajtur në ruajtje deri mesditën e sotme, ku me ndihmën e mjeteve lundruese të GdF, gomonia është rimorkiuar dhe është transportuar ne Radhime të Vlores.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Policia Kufitare sekuestron një mjet lundrues ne Sazan me 1 ton e 207 kilogramë lëndë markotike Cannabis Sattiva !

Më datë 11.03.2017, rreth orës 12:00, pas njoftimit të marrë nga Q.N.O.D, se në afërsi të ishullit të Sazanit kishin konstatuar një mjet lundrimi tip Gomone, menjëherë pas marrjes se këtij informacioni, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Delta Force, dhe Guardia di Finanza kanë shkuar në afërsi të kësaj zone bregdetare ku kanë konstatuar një mjetin lundrues gomone të braktisur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet, shërbimet kanë konstatuar një pjesë të lëndës narkotike, ndërsa pjesën tjetër u gjet e hedhur në det, në afërsi të gomones.

Për shkak te detit me dallge te mëdha gomonia është mbajtur ne ruajte deri mesditën e sotme, ku me ndihmën e mjeteve lundruese te GdF, gomonia është rimorkiuar dhe është transportuar ne Radhime te Vlorës.

Policia Kufitare ne bashkëpunim me GdF dhe DVP Vlore kane grumbulluar lenden narkotike te shpërndare ne det, ku pas peshimit rezultoi ne total me gjithë lenden e gjetur ne gomone 1 ton e 207 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, të cilat ishin të mbështjella me qese të zeza plastike të ndara në 73 pako te mëdha e te vogla.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar mjetin lundrues tip Gomone, me dy motorra të markes “YAMAHA” me 350 KW.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me veprimtarinë kriminale kundër trafikimit të narkotikëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: