Të rinj të paidentifikuar kanë marrë tre super-makina me qira, për të bërë gara shpejtësie në një autostradë të Britanisë së Madhe.

Meqenëse kishin bllokuar rrugën, rasti është denoncuar te forcat e rendit, të cilat kanë dalë menjëherë në terren për të ndërhyrë.

tre-super-veturat-2

Përveçse kanë marrë gjoba për tejkalim të shpejtësisë dhe gara jolegale, shoferëve u janë hequr edhe disa pikë nga leja e drejtimit.

Në mënyrë që të paralajmërohen edhe të tjerët, se kjo nuk kalon me ndëshkim të lehtë, janë sekuestruar edhe McLaren 570S, Lamborghini Aventador dhe Ferrari 458.

tre-super-veturat-4

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb