SERBI- Policia serbe ka plaçkitur shqiptarët e Kosovës të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin Serbi-Hungari. Shqiptarët në tentativë për t’u larguar u plaçkitën në Subosticë.

Lajmi u bë i ditur nga një lexues për gazetën “Koha.net”. Ai tregoi se janë plaçkitur gjithsej 49 emigrantë kosovarë. Policia u mori paratë dhe gjithçka me vlerë.

“Mua mi kanë marrë 200 euro, ndërsa një familjes nga Malisheva ia kanë marrë 3400 euro”, ka thënë lexuesi.

Pas plaçkitjes policia u ka dhënë nga një dëshmi emigrantëve për dënim për kundërvajtje, sipas të cilës ata ishin dënuar me nga 5000 dinarë serbë (rreth 40 euro) dhe të gjithë ishin urdhëruar që brenda 48 orëve të braktisnin Serbinë.

Policia u ka thënë se nëse nuk e zbatojnë këtë urdhër, mund të dënohen deri në tri vjet burg.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: