Policia serbe zbulon shtatë migrantë të fshehur në një kamion. Autoritetet serbe kanë gjetur shtatë migrantë, pa dokumente, në një kamion që transportonte patate të skuqura. Migrantët u zbuluan të fshehur në kamion në një nga terminalet e mallrave në Leskovc, njoftoi Administrata Doganore.

Policia kishte dyshuar se në kamionin me targa të Beogradit ishin të fshehur migrantët prandaj më datë 30 korrik e ka shoqëruar atë në terminalin e mallrave.

Mjeti transportues mbante patate të skuqura nga Greqia të cilat ishin të destinuara për një importues nga Leskovci. Migrantët, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, shkojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor për të kaluar pastaj më lehtë në territorin e Bashkimit Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: