Gazetarja Klodiana Lal aka komentuar edhe një herë çështjen e Adriatik Llallës dhe kërkimet nga Policia për të.

Llalla perj dy ditësh nuk gjendet edhe pse ka dënim të formës së prerë me 2 vite burg, por hera e fundit që zyrtarisht ka qenë në Shqipëri rezulton 14 ditë më parë kur ka ikur nga Rinasi.

Lala thotë se ditën e djeshme Policia i shkoi në banesë, por nuk e gjeti pasi aty ishin bashkëshortja, fëmija i vogël dhe një i afërm. Uniformat blu i ranë ziles dhe më pas i afërmi pas 2-3 minutash hapi derën.

Asnjë prej tyre nuk dha ndonjë informacion për Llallën apo vendndodhjen e tij teksa Policia kërkoi për rreth 10 minuta.

‘’E konfirmuar zyrtarisht. E kemi thënë dje në studio, Llalla ka dalë 14 ditë më parë nga Rinasi, nuk dihet nëse destinaacioni ka qenë transit apo ështën ë vend tjetër. S’kemi informacion ëpr vendndodhjen. Nëse s’ka hyrë ilegalisht, dhe s’besoj të ketë ndodhur, ai rezulton të jetë jashtë vendit edhe pse është në kërkim kombëtar. Policia është në ditën e dytë të kërkimit.

Ndryshe nga Llalla, ka persona të tjetë të dënuar për vrasje, burg etj, rezultojnë me TIMS jashtë vendit, por mund të kenë hyrë në Shqipëri dhe Policia ka disa protokolle.

Policia shkoi në banesë, por për opinionin publik duket si shoë. Policia duhet ti bëjë këto, merr kontakt në banesë, me familjarët. Sipas ligjit, duhet që Policia shqiptare për 3 muaj të kryejë kërkime në gjithë vendin.

Kam konfirmuar që Policia ka shpërndarë urdhërin në të gjitha drejtoritë e Policisë në qarqe. Në gjithë vendin, bëjnë kërkime për gjetjen sepse mund të ndodhë që mund të ketë hyrë ilegalisht në vend.

Llalla e ka humbur betejën morale, do të doja të ishte në sallën e gjyqit dhe të përballej me drejtësinë. Z.Llalla është person i dënuar me vendim të formës së prerë.

Familjarët nuk kanë dhënë informacione. Ne ndoqëm nga afër gjithë mbërritjen e Policisë, kontaktin me familjen. 10 minuta qëndruan. Pak a shumë diçka e tillë. Në dijeninë time ka qenë bashkëshortja me fëmijën e vogël, këtë e kam konfirmuar dhe një person tjetër, i afërm. Nuk dhanë informacion. Deklaruan jo me procesverbal, i deklaruan se nuk kanë informacion për vendndodhjen e tij.

Policia insistoi disa herë, në 2-3 minuta një pjesëtar hapi derën. Policia mori kontakt dhe u largua, nuk bëri komente as për median.’’- tha Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb