Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha reagon pas arrestimit me dhunë të një qytetari në Prishtinë që kishte shkelur rregullat anticovid.

Ai thotë se këtij shtetasi i është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve të policisë.

Sipas Hoxhës, qytetarit i është kërkuar dokumenti i identifikimit nga zyrtaret dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje sipas Ligjit për pandeminë COVID-19 dhe ka filluar të përdorë shprehje dhe sjellje ofenduese e kërcënuese.

“Rreth orës 21:30 njësia policore gjatë realizimit të detyrave dhe kompetencave ligjore, konkretisht gjatë patrullimit në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka hasur në personin e dyshuar me inicialet (B. S., 1988), i cili ka qenë pa maskë. Të njëjtit iu është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka përfillur urdhrat e zyrtareve policor, kur atij iu është kërkuar dokumenti i identifikimit nga zyrtarët dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje sipas ligjit ka filluar të përdorë shprehje ofenduese dhe kërcënuese, duke shfaqur po ashtu sjellje arrogante kundrejt zyrtarëve policor, në një moment ai ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarëve policor ku të njëjtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin. Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka marr lëndime nga sjelljet e pakontrolluara dhe rezistente nga i dyshuari”, tha Hoxha.

Sipas tij, i dyshuari menjëherë është shoqëruar në stacionin policor Qendra, për procedura të mëtejme lidhur me rastin e pengimin të personit zyrtar ne kryerjen e detyrës zyrtare.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Qendra, për procedura të mëtejme lidhur me rastin e pengimin të personit zyrtar ne kryerjen e detyrës zyrtare. Lidhur me rastin po ashtu janë njoftuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit për procedura të mëtejme”, tha ai.

I dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: