Momenti gazmor kur qeni roje i një bande droge në Brazil u shtri në tokë përkrah kriminelëve gjatë një operacioni të policisë vendase, është filmuar në kamera dhe video është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Policët e narkotikëve arrestuan tre burra në një depo droge në Hortolandia, shteti i Sao Paulos dhe pamjet e bastisjes i tregojnë ata të shtrirë me fytyrë poshtë në dysheme dhe me duart e lidhura me pranga pas shpine.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe Rottweiler masiv i bandës vendosi “të dorëzohej” gjithashtu duke u shtrirë në tokë pranë tre të dyshuarve.

Ndërkohë, oficerët sekuestruan 1,176 kallëpe që në total përbënin 1,1 ton marihuanë. Sipas Policisë së Narkotikëve, droga ishte dërguar në këtë depo nga Campo Grande, shteti Mato Grosso do Sul, por lëvizjet ishin monitoruar dhe grupi u godit kur mbërriti dërgesa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb