Policia kufitare në aeroportin e Rinasit ka ndaluar dy shtetase me iniciale Xh. S. dhe D. Sh., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” pasi në bagazhet e tyre u gjetën veshje të padeklaruara me vlerë 12 840 euro.

Gjatë kontrolleve në aeroport është ndaluar po ashtu një shtetas me iniciale D. H., të cilit i kanë gjetur dhe sekuestruar 17 420 paund, të cilat ai nuk i kishte deklaruar.

Sakaq, materialet proceduriale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Tiranë

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, gjatë përpunimit të dokumentacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë, bagazhet e shtetaseve Xh. S. dhe D. Sh., në të cilat u gjetën veshje të padeklaruara në Degën e Doganës Rinas, me vlerë 12 840 euro.

Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nisi procedimi penal për shtetaset Xh. S. dhe D. Sh., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

-Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin D. H., të cilit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 420 paund, të cilat ai nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë” dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. H.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: