Një shef policie ukrainas, ka bërë me dije se që nga nisja e agresionit rus, në rajonin e Kievit janë gjetur trupat e rreth 1,288 civilëve.

“Aktualisht, ne kemi trupa të 1288 njerëzve të vrarë. Theksoj, civilë,” thotë Andriy Nyebytov, kreu i Policisë së Rajonit të Kievit, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.

“Shumica e tyre u qëlluan me armë automatike,” vazhdon Nyebytov, duke thënë se policia vazhdon të gjejë varre të reja të civilëve të vrarë në rajon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: